Juve në bisedime me Boateng

  • 01 September 2019 - 17:02
Juve në bisedime me Boateng

Juventus raportohet se janë në bisedime me mbrojtësin e Bayern Munich, Jerome Boateng pas lëndimit të rëndë që pasoi Giorgio Chiellini

Sipas një raporti të Bild, Boateng nuk ishte në stërvitje dhe as nuk u fotografua me skuadrën sot, kështu që ai mund të ateroi shumë shpejt në Torino.

Chiellini ka këputur ligamentet e kryqëzuara të gjurit gjatë stërvitjeve dhe pritet të jetë jashtë gjashtë deri në nëntë muaj.

Mathijs de Ligt bëri debutimin e tij mbrëmë në fitoren 4-3 kundër Napolit, por Juve dëshiron dikë më përvojë që ti prijë vijës mbrojtëse pas pensionimit të Andrea Barzagli.

Sipas Tuttosport, Calciomercato24.com dhe Bild, synimi i tyre i parë është Boateng, i cili ishte lidhur me bardhezinjtë edhe para se De Ligt të kalojë tek skuadra e Juves.

Veterani e mirëpret një kalim në Itali, sidomos pasi që vëllai i tij i është bashkuar Fiorentinas gjatë këtij afati.

Boateng mbush 31 vjet javën e ardhshme dhe është në Bayern Munich që nga vitit 2011, më parë ka luajtur edhe për Manchester City dhe Hamburger SV.

Alternativa tjera për Juven janë edhe Samuel Umtiti i Barcelonës dhe Ezequiel Garay i Valencias. 

Kosova Sot Online