Derbi romak përfundon në paqe

  • 01 September 2019 - 20:13
Derbi romak përfundon në paqe

Derbi romak në mes të Lazios dhe Romës ka përfunduar i barabartë me rezultat 1-1. Një ndeshje e hapur por pa shumë shanse të krijuara që ka bërë që në fund të dyja skuadrat të kenë pikë të barabarta

Lazio ka barazuar si vendas kundër Romës në një ndeshje plot tensione, ku dominuan Lazianët por në fund morën vetëm një pikë.

Lazio e gjeti në disavantazh vetën në minutën e 17.

Kjo pasi që penalltinë e shkaktuar në gol e shndërroi Alexander Kolarov, i cili mposhti Thoma Strakoshën.

Në pjesën e dytë Lazio kërkoi më shumë dhe arriti shumë shpejt të goli i barazimit.

Në minutën e 58-të, Luis Alberto shënon pas asisitimit të mrekullueshëm te Ciro Immobiles.

Pas xhiros së dytë Lazio është në vendin e dytë me 4 pikë kurse Roma në vendin e 11 me dy pikë. 


(Kosova Sot Online)