Çfarë asistimi fenomenal ka bërë Donis Avdijaj

  • 01 September 2019 - 21:37
Çfarë asistimi fenomenal ka bërë Donis Avdijaj

Donis Avdijaj është bërë protagonist në derbin e sotëm në Turqi në mes të Fenerbahçes dhe Tranbzonsporit

Të dy futbollistët e Kombëtares se Kosovës janë ftuar në këtë takim, por derisa Vedat Muriqi nuk ka arritur që të lë gjurmë deri me tani në këtë ndeshje, Donis Avdijaj e ka bërë këtë.

Avdijaj ka pasur më shumë depërtime nga krahu i djathtë i fushës.

Kosovari bëri një asistim përfekt për Caleb Ekuban në minutën e 28-të për ta barazuar rezultatin, pasi që Fenerbahçe kaloi në epërsi në minutën e 17 me Garry Rodriguez.

(Kosova Sot Online)