Interi nuk gabon, arrin fitoren e dytë në Serie A

  • 01 September 2019 - 22:49
Interi nuk gabon, arrin fitoren e dytë në Serie A

Interi ka arritur fitoren e dytë në Serie A. Ata kanë mposhtur Cagliarin në Sardegna Arena me rezultat 1-2. Edhe në këtë ndeshje hero u tregua ish sulmuesi i Manchesterit, Romelo Lukaku

Interi ka vazhduar formën e mirë të tyre në Serie A.

Pasi që mposhtën Leccen në San Siro me rezultat të thellë 4-0, kaltërzinjtë kanë arritur një fitore tjetër, kësaj radhe kundër një skuadre me të fortë se Lecce, Cagliarit.

Që nga fillimi i ndeshjes Interi u tregua me kërkues dhe arriti që të shënon gol në minutën e 27-të ku Stefano Sensi harkoi në zonë ku për mrekulli i gjend Lautaro Martinez i cili shënoi edhe golin e parë për Interin këtë sezon.

Me këtë rezultat përfundoi edhe pjesa e parë, edhe pse Interi kishte disa mundësi të mira shënimi.

Cagliari ngjallet në pjesën e dytë dhe edhe ata sikurse Interi pas një harkimi në zonë te Nandez në minutën e 50-të shënon Joao Pedro.

Pas golit të pësuar të barazimit, fillon një ofensivë e Interit në drejtim të portës se Cagliarit, e ku në minutën e 72-të shkaktohet një penallti të cilën në gol e shndërron Romelu Lukaku.

Pas kësaj fitoreje, Inter prin në Serie A me gjashtë pikë, aq sa ka Torino dhe Juventus në pozitat 2 dhe 3. 

(Kosova Sot Online)