Marotta: Jemi të qetë për Icardin

  • 01 September 2019 - 23:30
Marotta: Jemi të qetë për Icardin

Drejtori i Interit, Beppe Marotta ka insistuar se ata do të “përballen me situatën e Icardit tërësisht të qetë dhe e kanë të qartë pozicionin e tij”, pasi që Mauro Icardi e ka paditur klubin

“Pres diçka pozitive dhe jam i sigurt se ne do të kemi paraqitje të mira, pas fitores se madhe kundër Lecces”, tha drejtori gjeneral për Sky Sport Italia.

Maroota është pyetur edhe për gjendjen e Icardit pasi që ai e paditi klubin duke kërkuar 1.5 milionë euro për shkak të dëmtimit të imazhit të tij dhe mospjesëmarrjes në stërvitje.

“Ne kemi qenë të qartë sot. Ne do të përballëm me këtë situatë me të njëjtën qetësi si më parë, por është e drejtë e çdo lojtari të kenë hapësirë të cilët duan të luajnë, për tifozët dhe trajnerin, për shkak se sonte do të kemi një përballe shumë më të vështirë kundër Cagliarit dhe ne duhet të mbetemi të koncentruar”.

“Nuk është një problem që duhet zgjedhur, është një situatë e rregullt që ndodh në futboll dhe ne po e trajtojmë me qetësi dhe transparencë. Kur afati i transferëve të mbyllet, ne do të jemi edhe me eksplicit dhe me të qartë për këtë situatë”.

Ka pasur raporte nga Sky Sport Italia këtë mbrëmje që Paris Saint-Germain janë duke kërkuar që ta marrin Icardin në huazim.

Kontrata e tij skadon në qershorin e vitit 2021, kështu që ka rrezik që ata ta humbin atë me një transfer të lirë, kështu që Inter dëshiron që t’ia zgjat kontratën atij para se ta lë të largohet në huazim. 

(Kosova Sot Online)