Milani dhe Frankfurti shkëmbejnë lojtarët

  • 02 September 2019 - 09:15
Milani dhe Frankfurti shkëmbejnë lojtarët

Dy skuadrat e njohura evropiane, AC Milan dhe Eintracht Frankfurt kanë arritur një marrëveshje për shkëmbim të lojtarëve.

Sulmuesi kroat Ante Rebic do t’i bashkohet Milanit si huazim, ndërsa në anën e kundërt do të shkoj portugezi Andre Silva.

Dy lojtarët kanë udhëtuar për teste mjekësore, Rebic ndodhet në Milano ndërsa Silva në Frankfurt.

Klubet kanë arritur marrëveshje për huazimin e lojtarëve, por si Milan ashtu edhe Frankfurt kanë të drejtën e blerjes së Rebic respektivisht Silvës.

Zyrtarizimi i këtij shkëmbimi pritet të bëhet gjatë ditës së sotme, sapo lojtarët të kalojnë vizitat mjekësore.

Kujtojmë që për kroatin Rebic interesim kishin shprehur edhe dy skuadrat tjera të mëdha Inter dhe Bayern Munich.

Në anën tjetër Andre Silva u kërkua nga Monaco, Wolverhampton dhe Benfica, por vendosi t’i bashkohej Frankfurtit.

(Kosova Sot Online )