Roma afër transferimit të Henrik Mkhitaryan nga Arsenali

  • 02 September 2019 - 09:24
Roma afër transferimit të Henrik Mkhitaryan nga Arsenali

Roma është në kërkim ta përforcojë skuadrën para mbylljes së afatit kalimtar veror.

Giallorosët kishin tentuar transferimin e Phil Foden, por oferta e tyre për huazim është refuzuar nga Manchester City. Klubi italian është futur në bisedime me Arsenalin për ta marrë armenin Henrikh Mkhitaryan. Drejtori sportiv i Romës, Gianluca Petrachti ka filluar bisedimet me klubin londinez për huazimin një vjeçar të armenit.

Roma do ta ketë edhe mundësinë e blerjes në fund të edicionit 2019/20 për një shumë rreth 20 milionë euro.

30-vjeçari ka shprehur dëshirën për tu larguar nga Arsenali pasi hapësirat për të janë zvogëluar. Mediat italiane e kanë cilësuar si një lajm shumë befasues, pasi Roma ka shumë mesfushorë në radhët e veta.

Gjithsesi mbetet të shihet nëse dy klubet do të kenë kohën e mjaftueshme për ta mbyllur këtë transferim. 

(Kosova Sot Online )