Juve lëviz për mbrojtës, pranë transferimit të Mustafit

  • 02 September 2019 - 09:52
Juve lëviz për mbrojtës, pranë transferimit të Mustafit

Shkodran Mustafi mund të përfundojë te Juventusi.

Mbrojtësi shqiptar është me valixhe në duar dhe po pret një telefonat për tu transferuar tek skuadra e re.

Mustafi nuk bënë pjesë në planet e Arsenalit dhe trajneri Unai Emery i ka bërë të qartë se mund të largohet.

Lëndimi i Giorgio Chiellinit, ka bërë që Juventusi të hedhet në sulm për transferimin e një qendërmbrojtësi.Sky Sports ka raportuar se Zonja e Vjetër e sheh Mustafin si zëvendësuesin adekuat të kapitenit Giorgio Chiellini.

Juventus pritet të dërgojë një ofertë rreth 20 milionë euro në drejtim të Arsenalit për transferimin e shqiptarit.

Në rast se nuk arrihet Mustafi, kampionët në fuqi të Italisë kanë tjera alternativa si Jerome Boateng, Medhi Benatia apo Dejan Lovren. 

Kosova Sot Online )