FIFA publikon listën e finalistëve për çmimin ‘The Best’

  • 02 September 2019 - 13:24
FIFA publikon listën e finalistëve për çmimin ‘The Best’

FIFA ka publikuar listën e tre finalistëve për ta fituar çmimin e lojtari më të mirë për sezonin e kaluar.

Shtëpia më e madhe e futbollit në botë ka filluar t’i publikojë listat e kategorive të ndryshme në futboll, derisa tani e ka zbuluar atë të lojtarëve.

Lionel Messi i Barcelonës, Cristiano Ronaldo i Juventusit dhe Virgil van Dijk i Liverpoolit, janë në listën e ngushtë.

Mbrojtësi holandez pak ditë më parë e fitoi çmimin e lojtarit të vitit nga UEFA, ndërsa tani është në listën e FIFA-së.

Van Dijk shihet sërish si favorit për ta fituar këtë çmim, shkaku i triumfit në Ligën e Kampionëve dhe paraqitjeve të mira në Ligën Premier.

(Kosova Sot Online)