Habit Guardiola: S’kemi para për të shpenzuar si klubet tjera

  • 02 September 2019 - 14:47
Habit Guardiola: S’kemi para për të shpenzuar si klubet tjera

Pep Guardiola i ka habitur shumë persona me deklaratën e tij në një konferencë për media, duke thënë se Manchester City i tij nuk bleu lojtarë këtë verë për shkak se nuk kishte para.

Edhe pse City njihet si klub që shpenzon shumë dhe thyen rekorde në tregun e transferimeve, në dy vjetët e fundit ka blerë pak lojtarë.

Rodrigo, Cancelo dhe Angelino janë blerë këtë afat kalimtar, por Guardiola thotë tani në ditën e fundit të afatit kalimtar se City nuk ia doli t’i transferojë lojtarët që synonte.

Harry Maguire ishte synim i spanjollit, por Guardiola thotë se City nuk pati fonde për të garuar me rivalin Manchester United për shërbimet e anglezit.

Unitedi pagoi 85 milionë euro për ish-mbrojtësin e Leicester City.

“Ne nuk kemi mundur të blinin (lojtarë) si kundërshtarët tanë”, tha ish-trajneri i Barcelonës dhe Bayern Munich.

“Natyrisht, ne shpenzuam shumë dy vjet më parë, por sezonin e kaluar e blemë vetëm një lojtar dhe këtë sezon pak më shumë, por ne nuk kishim mjaftueshëm para për të paguar ashtu siç donim”, shtoi ai

(Kosova Sot Online)