Al Khelaifi: Neymar largohet vetëm për 300 milionë euro

  • 02 September 2019 - 16:42
Al Khelaifi: Neymar largohet vetëm për 300 milionë euro

Neymar duket se do të qëndrojë te PSG, ndërsa Nasser Al-Khelaifi, ika ka vënë edhe cmimin lojtarit. 

Sipas lajmeve që vijnë nga Franca, mësohet se pronarët e klubit kishin mbetur “të poshtëruar” kur e kishin zbuluar se Neymar kishte kërkuar të largohej nga klubi, duke ia thënë edhe drejtorit sportiv, Leonardo.

Sipas tyre: “lojtari i bëri të gjitha llojet e presionit ndaj tyre, për ta bërë transferimin në Barcelonë”.

Gjithmonë sipas Le Parisien, kur e ka kuptuar El Khelaifi situatën, ua ka thënë drejtuesve të tjerë: “Po, Neymar mund të shkojë. Por vetëm nëse arrin një ofertë e madhe: 300 milionë euro”. 

Kjo u konfirmuare dhe kur ndodhi takimi i parë mes Leonardo dhe drejtorëve të Barcelonës, në të cilin ata ia ofruan Philippe Coutinho plus para të gatshme, por PSG nuk e konsideroi tarifën e mjaftueshme.

PSG nga fillimi e ka ditur që Barcelona nuk ka para, pasi i kishte blerë disa lojtarë të tjerë dhe do të kërkonte zbritje.

Barcelona e dinin që Neymar do të qëndrojë në Paris për një vit tjetër, pasi takimit të parë. 

(Kosova Sot Online)