Zbulohet agjenda e Kosovës para ndeshjes me Çekinë

  • 02 September 2019 - 16:52
Zbulohet agjenda e Kosovës para ndeshjes me Çekinë

Federata e Futbollit të Kosovës e ka zbuluar agjendën e Përfaqësueses së Kosovës para ndeshjes me Republikën Çeke, e cila do të zhvillohet më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

Shtëpia e futbollit kosovar – FFK e ka zbuluar sot agjendën e Përfaqësueses së Kosovës para duelit të rëndësishëm të kualifikimeve për Euro 2020, të cilin do ta zhvillojë ndaj Republikës Çeke më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Grumbullimi i “Dardanëve” do të nisë sot me një stërvitje të lehtë në stadiumin e kryeqytetit, ndërsa stërvitjet do të vazhdojnë deri të premten në “Fadil Vokrri”.

Kurse, ndeshja do të luhet më 7 shtator, duke filluar nga ora 15:00.

Kosova ka 5 pikë në Grupin A, një më pak se Anglia dhe Republika Çeke.

Pas çekëve, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e dytë në muajin shtator kundër Anglisë në udhëtim, më 10 shtator. /Gazeta Express/

Agjenda e Kombëtares së Kosovës

2 shtator, ora 18:00    Stërvitje – Stadiumi “Fadil Vokrri”

3 shtator, ora 18:00    Stërvitje – Stadiumi “Fadil Vokrri”

4 shtator, ora 18:00    Stërvitje – Stadiumi “Fadil Vokrri”

5 shtator, ora 15:00    Stërvitje – Stadiumi “Fadil Vokrri”

6 shtator, ora 15:00    Stërvitje – Stadiumi “Fadil Vokrri”

7 shtator, ora 15:00    Ndeshja Kosovë – Çeki – Stadiumi “Fadil Vokrri”

Kosova Sot Online