“Rugani mbetet në Juve”

  • 02 September 2019 - 17:31
“Rugani mbetet në Juve”

Daniele Rugani “kishte disa mundësi për t’u larguar, por Juventusi preferojë që ta mbaj atë”, ka thënë agjenti i mbrojtësit, duke thënë se nuk do të këtë prurje të reja në mbrojtjen e Juves

Ish mbrojtësi i Empolit ishte pritur që të largohet këtë verë, kishte negociata për t’u transferuar në Arsenal, Manchester United, Roma, Milan dhe krejt në fund edhe Barcelona.

Megjithatë, pas lëndimit serioz të ligamenteve të Giorgio Chiellinit që do ta lë jashtë fushave s’paku gjashtë muaj kapitenin, është vendosur që të bllokohet largimi i Ruganit dhe mos të kërkohet zëvendësim.

“Ai është i vetmi italian i cili është rritur në Juve, përderisa ka qenë në orbitën e klubit për gjashtë-shtatë vjet”, ka thënë Davide Torchia për Tuttosport.

“Zgjedhja e parë gjithmonë ka qenë qëndrimi në Juventus. Natyrisht, pastaj situata u zhvillua ndryshe dhe negociatat, ne kemi pasur disa mundësi, por Juventusi preferon ta mbajë atë”.

“Rugani gjithmonë ka luajtur në një mesatare prej 40 për qind të ndeshjeve të Juves, për shkak se ai ishte 21 vjeçar dhe përpara kishte tre ndër mbrojtësit me të mirë në Europë. Nuk ka shumë lojtarë të cilët luajnë më pak se 50 për qind të ndeshjeve të Juves”.

“Nëse ju dëshironi të qëndroni në një top klub, ju duhet të dini se ka garë për vende. Askush aty nuk është i paprekshëm, përpos Cristiano Ronaldo”.

Kosova Sot Online