Guendouzi zëvendëson Pogban në skuadrën e Francës

  • 02 September 2019 - 18:12
Guendouzi zëvendëson Pogban në skuadrën e Francës

Asi i Manchester United do të humbet ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Andorras pasi që ka pësuar një lëndim të lehtë kundër Southampton të shtunën

Matteo Guendouzi i Arsenalit është ftuar për të luajtur me Francën ng Didier Deschamps për të zëvendësuar mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba pas një lëndimi të lehtë në gju.

Kështu Pogba do të mungojë për Francën në kualifikimet për Euro 2020 kundër Shqipërisë dhe Andorras, me Guendouzin që është në listën e skuadrës se Les Bleus për herë të parë.

Pogba ka startuar rregullisht me Ole Gunnar Solskjaer për United në fillim të sezonit, duke shënuar fitore kundër Chelsea por që kanë barazuar me Southampton dhe Wolves dhe kanë humbur në shtëpi kundër Crystal Palace.

Guendouzi ka qenë po ashtu shumë i rëndësishëm për Arsenalin në këtë fillim sezon, kurse paraqitja më e mirë e tij ishte në barazimin 2-2 kundër Tottenham i cili është lavdëruar nga analistët dhe tifozët.

(Kosova Sot Online)