Serie A me deklaratë zyrtare kundër racizmit

  • 02 September 2019 - 20:10
Serie A me deklaratë zyrtare kundër racizmit

Serie A “fuqishëm dënon” fyerjet racore që i janë bërë Romelu Lukaku dhe ka lajmëruar një plan kundër diskriminimit që do të fillojë nga muaji tetor

Sulmuesi i Interi ishte cak i sulmeve të tifozëve nga Sardenia të cilën e quajtur atë “majmun”, e që isin të njëjtit që kishin bërë thirrje raciste edhe kundër Moise Kean dhe Blaise Matuidi para një viti e gjysmë.

Serie A është në kritika të forta pasi që më parë kishin treguar interes të vogël për racizmit, por trupi qeverisës i ligës ka konfirmuar në një deklaratë që ata do të lansojnë një fushatë kundër racizmit që ka për qëllim edukimin e tifozëve.             

“Presidenti i Lega Serie A, Geatano Micciche, dhe CEO Luigi De Siervo ka shprehur shqetësimin e madh në lidhje me incidentin e fyerjeve racore ku është involvuar futbollisti i Nerazzurri, Romelu Lukaku”, shkruan në këtë deklaratë.

“Lega Serie A gjithmonë ka qenë kundër të gjitha formave të diskriminimit dhe fuqishëm e dënon këtë fenomen, i cili vjen nga njerëz të çmendur që për qëllim kanë dëmtimin e një sistemi të tërë”.

“Në tetor, një inciativë kombëtare dhe ndërkombëtare do të lansohet, ku do të përfshihen 20 skuadra të Serie A, me qëllim që çdo tifozë të këtë kujdes për probleme të këtilla të rëndësishme dhe delikate”.

“Çdo klubi do ti kërkohet që ta zgjedh një lojtarë të tyre, i cili do të bëhet pjesë e skuadrës “kundër racizmit”, si një dëshmi që ne vlerësojmë dhe respektojmë të drejtat në mënyrë të barabartë për të gjithë”.

“Racizmi është një problem kulturor, duhet përkushtimi i të gjithë neve, nga ekspertët deri te fansat, që të jemi pozitivë, konsistent dhe ta përqafojmë një model civilizimi që tashmë e ka Italia”.

(Kosova Sot Online)