Zyrtare: Samir Ujkani rikthehet në Serie A

  • 02 September 2019 - 21:01
Zyrtare: Samir Ujkani rikthehet në Serie A

Portieri i Kosovës Samir Ujkani ka nënshkruar kontratë me skuadrën italiane Torino.

Lëvizjen e ka zyrtarizuar klubi në rrjetet sociale.

31 vjeçari është pajtuar me drejtuesit e klubit torinez për të nënshkruar kontratë 1 vjeçare.

Ujkani do të jetë zgjedhja e dytë në portën e këtij klubi, pasi zgjedhja e parë është Salvatore Sirigu.

(Kosova Sot Online)