Halimi bëhet me skuadër të re, transferohet në Gjermani

  • 02 September 2019 - 21:23
Halimi bëhet me skuadër të re, transferohet në Gjermani

Mesfushori kosovar Besar Halimi duket i lumtur të bartë fanellën e klubit të ri Sandhausen.

24 vjeçari e shfrytëzoi ditën e fundit të afatit kalimtar për tu transferuar nga ekipi danez Brondby, ku luajti për dy sezone.

Sandhausen është skuadër që bën gara në Bundesliga 2, dhe pikërisht aty luan edhe mbrojtësi kosovar Leart Paqarada.

Halimi ka nënshkruar kontratë 2 vjeçare me ekipin gjerman.

Ai do të bashkohet me kombëtaren e Kosovës të martën që të stërvitet për ndeshjen me Çekinë dhe Anglinë.


(Kosova Sot Online)