Këto janë shansat e Kosovës përballë Çekisë dhe Anglisë, sipas Berishës

  • 02 September 2019 - 21:43
Këto janë shansat e Kosovës përballë Çekisë dhe Anglisë, sipas Berishës

Mesfushori i Lazios Valon Berisha, u paraqit në konferencë për shtyp pas stërvitjes së parë të Kosovës.

Ai diskutoi për ndeshjen ndaj Çekisë dhe tha se do të hyjnë për fitore.

“Mendoj që Çekia dhe Anglia janë favoritët në grupin tonë. Janë dy ndeshje shumë të rëndësishme sidomos kjo në shtëpi. Në Angli nuk kemi çfarë të humbim do të mundohemi të marrim një pikë. Kundër Çekisë shkojmë për fitore”, deklaroi Berisha.

Sa i përket formës 26 vjeçari theksoi që ende nuk është 100% në formën më të mirë.

“Prej nëntorit nuk kam luajtur me Kombëtaren. Jam shumë krenar me rezultatet. Ma merr menja që kërkush nuk e ka prit këtë sukses. Ende nuk e kam atë formën që e kam pasur, 6 muaj kam qenë jashtë për shkak të lëndimit”, theksoi Berisha.


(Kosova Sot Online)