Qatip Osmani, trajner i KF Prishtinës?

  • 02 September 2019 - 23:21
Qatip Osmani, trajner i KF Prishtinës?

Pas largimit nga Shkëndija, emri i Qatip Osmanit gjatë ditës së sotme është lakuar me Prishtinën, drejtuesit e së cilës skuadër gjatë ditës së sotme vendosën të shkarkojnë trajnerin Mirel Josa.

Ky lajm u përhap me shpejtësi, ndërkohë ka qenë vetë trajneri Qatip Osmani, i cili ka sqaruar të vërtetën.

“Sinqerisht nuk e di nga doli ky lajm, mua personalisht nga Prishtina nuk më ka kontaktuar askush. Kam shumë respekt dhe nder për Prishtinën, që është një ndër klubet më të trofeshëm në Kosovë, megjithatë e vërteta për momentin është kjo, me mua nuk ka kontkatuar asnjë drejtues i tyre”, theksoi Osmani për “Infosport.mk”.

Osmani njihet si një trajner kampion, i cili sukseset më të mëdha i arriti me Shkëndijën, kur 3 herë arriti që të shpallet kampion i Maqedonisë së Veriut, ndërsa gjithashtu me këtë skuadër luajti edhe në fazën “play-off” të Liga Europa.

Ai përveç Shkëndijës, gjatë karrierës së tij ka drejtuar edhe Renovën.

(Kosova Sot Online)