Premierliga do ta ndryshojë sërish periudhën e afatit kalimtar të verës

  • 03 September 2019 - 10:34
Premierliga do ta ndryshojë sërish periudhën e afatit kalimtar të verës

Premierliga do të koordinohet sërish me ligat e tjera evropiane sezonin e ardhshëm sa i përket periudhës kohore të afati kalimtar të verës, pasi që klubet angleze dëshirojnë të kenë mundësi sërish të blejnë lojtarë deri në fund të gushtit.

Gjatë dy verave të kaluara, Premierliga e ka mbyllur afatin kalimtar një ditë para se të fillonte sezoni i ri, mirëpo kjo gjë do të ndryshojë që nga sezoni i ardhshëm pasi ligat e tjera evropiane nuk e pranuan këtë ndryshim.

Manchester City dhe Manchester Unitedi veçse kishte dashur që afati kalimtar të mos mbyllet deri në fund të gushtit apo fillim të shtatorit dhe, sipas The Times, tani as Liverpooli, Tottenhami dhe Arsenali e duan një gjë të tillë.

Kjo çështje do të diskutohet në një takim të Premierligës, që është planifikuar të mbahet më 12 shtator. Aty pritet që shumica e klubeve të votojnë pro mbylljes së afateve të ardhshme kalimtare të verës në fund të gushtit.

Klubet votuan pro mbylljes së afatit kalimtar të verës para se të fillonte sezoni i ri para dy vjetëve, pasi që integriteti i ligës shihej si njëra ndër arsyet kryesore. Megjithatë, kjo ka rezultuar një disavantazh i madh për klubet angleze.

Asnjë ligë tjetër në Evropë nuk pranoi ta mbyllë afatin kalimtar në fillim të gushtit, duke pasur kështu mundësinë t’i blejnë lojtarët e klubeve angleze, ndërsa këto të fundit nuk kishin mundësi t’i zëvendësojnë ata.

Manchester Unitedit i janë larguar Romelu Lukaku dhe Alexis Sanchezi këtë verë me shumë pak ose fare kohë për t’i zëvendësuar ata, përderisa “Djajtë e kuq” dhe Tottenhamin rrezikonin t’i humbnin edhe mesfushorët Paul Pogba dhe Christian Eriksenin pa mundësinë për t’i zëvendësuar.

(Kosova Sot Online)