Edhe pas largimit të Navasit, Courtois s’mund ta marrë fanellën me numër një

  • 03 September 2019 - 11:40
Edhe pas largimit të Navasit, Courtois s’mund ta marrë fanellën me numër një

Real Madridi ka mbetur lojtarë me fanellën numër një, pasi Keylor Navas e kompletoi të hënën transferimin e tij në Paris Saint-Germain.

Thibaut Courtois nuk mund ta shkëmbejë fanellën e tij me numër 13 për fanellën me numër një për shkak të rregullave që u vendosën nga Federata e Futbollit e Spanjës, që ua ndalon lojtarëve ta ndryshojnë numrit gjatë sezonit.

Alphonse Areola – i cili  i është bashkuar skuadrës së “Los Blancos” në formë huazimi, si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Navasit – mund ta marrë fanellën me numër një për këtë sezon në kryeqytetin spanjoll.

Skenari ideal për Real Madridin do të ishte që Courtois ta marrë fanellën me numër një, ndërsa Areola ta marrë atë me numër 13. Mirëpo, kjo gjë është e pamundur tani.

Në listën e fanellave të Real Madridit për këtë sezon ka pasur ndryshime, pasi që Eden Hazardi – i transferuar nga Chelsea këtë verë – ia mori fanellën me numër shtatë Mariano Diazit.

Viniciusi do ta mbajë fanellën me numër 25

Real Madridi i ka lajmëruar numrat e fanellave për sezonin 2019/20 dhe vetëm dy vende janë të lira në skuadër – 1 dhe 25. Por, këto priten të merren nga Areola dhe Viniciusi. Braziliani e kishte veshur fanellën me numër 25 që kur u bë pjesë e ekipit të parë. 

(Kosova Sot Online)