Tetë gabimet që Real Madridi i bëri këtë verë

  • 03 September 2019 - 12:53
Tetë gabimet që Real Madridi i bëri këtë verë

Mbyllja e afatit kalimtar të verës e ka lënë Real Madridin me disa dyshime sa i përket planeve të klubit. Revolucioni i shumëpërfolur i klubit nuk ndodhi kurrë pasi që, me përjashtim të Eden Hazardit, superyjet nuk erdhën.

Afati kalimtar i verës është mbyllur, dyshimet mbetet dhe “Los Blancos” i kanë bërë disa gabime gjatë kësaj merkatoje, shkruan Marca.

1. S’ka revolucion

Image


Real Madridi po kërkonte për ndryshime të mëdha në skuadër para sezonit 2019/20. Zinedine Zidane e dëshironte një revolucion, por kjo nuk ndodhi. Real Madridi e transferoi vetëm një yll në skuadër.

2. Harxhime të tepërta

Image

“Los Blancos” kishin nevojë të investojnë shumë para, por ata i shpenzuan 305 milionë euro në lojtarë që s’i përkasin nivelit elitar. Vlera e tyre është vënë në dyshim, por Real Madridi pret nga ata që ta dëshmojnë veten në Santiago Bernabeu.

3.  Humbja e lojtarëve për pak para

Image

Florentino Perez dhe Zidane i kishin Marcos Llorenten, Sergio Reguilonin, Mario Hermoson, Martin Odegardin dhe Pablo Sarabian në duart e tyre, por ata janë larguar për pak para ose në formë huazimi dhe do ta shijojnë futbollin e tyre diku tjetër.

4. S’e transferuan as prioritetin e trajnerit

Image

Paul Pogba ishte ojtari që Zidane e donte më së shumti dhe synonte ta ndërtonte të gjithë skuadrën rreth mesfushorit, i cili mbeti në Manchester United. Real Madridi s’e transferoi as ndonjë alternativë tjetër për Pogban.

5. Nuk i shitën lojtarët e panevojshëm

Image

Gareth Bale dhe James Rodriguez janë që të dy ende në klub, përkundër dëshirës së Zidane. Tani, ai do të duhet ta gëlltitë krenarinë dhe t’i përdorë ata në ndeshje.

6. Skuadra e pabaraspeshuar

Image

Pasi që asnjë mesfushor qendror nuk u transferua, Real Madridi ka mbetur me vetëm katër mesfushorë për sezonin – Luka Modricin, Toni Kroosin, Casemiron dhe Fede Valverden. Ata kanë më shumë opsione për fazën e sulmit, mirëpo mund ta kenë problem ta baraspeshojnë konkurrencën.

7. Pa opsion tjetër për Casemiron

Image

Si sezonin e kaluar, Real Madridi s’e ka asnjë lojtar që mund t’i japë brazilianit pushim ose ta zëvendësojë atë kur të jetë i lënduar. Pa Llorenten, forma dhe gjendja fizike e Casemiros janë më të rëndësishme sesa kurrë më parë.

8. Një qendërmbrojtës i kalibrit të madh

Image

Sergio Ramos dhe Raphael Varane kanë më shumë trofe sesa kushdo tjetër, mirëpo Real Madridi mbetet duke kërkuar më shumë. Askush nuk mund të vijë për të ofruar konkurrencë në qendër të mbrojtjes përveç Eder Militaos, por klubi dëshiron më shumë. 

(Kosova Sot Online)