Halimi: Mezi pres ta filloj eksperiencën në futbollin gjerman

  • 03 September 2019 - 13:38
Halimi: Mezi pres ta filloj eksperiencën në futbollin gjerman

Mesfushori kosovar është larguar nga Brondby për t’iu bashkuar klubit gjerman, Sandhausen.

Besar Halimi është bërë dje me klub të ri.

Futbollisti kosovar është larguar nga Brondby në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.

Dhe, mesfushori kreativ karrierën do ta vazhdojë në futbollin gjerman.

Në fakt, Halimi ka nënshkruar kontratë me klubin nga Liga e dytë gjermane, Sandhausen.

24 vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin e ri.

“Jam i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të dhuroj asistime dhe të shënoj gola për Sandhausenin. Nuk më pritet të luaj në këtë stadium”, ka thënë Halimi për uebfaqen zyrtare të Sandhausenit.

Atij i ka dhënë mirëseardhje trajneri i klubit gjerman, Uëe Koschinat, i cili beson shumë në kualitetet e përfaqësuesit kosovar.

Sipas trajnerit gjerman, të interesuar për Halimin ishin disa klube dhe për këtë fakt është krenar dhe mburret që lojtari e zgjodhi pikërisht Sandhausenin.

Halimi e riktheu formën ideale në Brondby, ku zhvilloi 63 ndeshje dhe realizoi 12 gola. 

(Kosova Sot Online)