Katër historitë më të çmendura të këtij afati kalimtar

  • 03 September 2019 - 14:59
Katër historitë më të çmendura të këtij afati kalimtar

Afati kalimtar i verës u mbyll dje, mirëpo në mendjen e tifozëve të futbollit do të mbeten për një kohë më të gjatë historitë si ndihma e Netflixit për Sunderlandin dhe transferimi i Skrtelit në dy klube brenda një vere.

Gjatë afateve kalimtare, vëmendja është gjithmonë te yjet më të mëdha te futbollit që kërkojnë largime nga klubi. Megjithatë, AS i ka listuar katër histori për të cilët mund të mos keni dëgjuar, por që janë shumë interesante.

Almeria godet Manchester Unitedin

Të hënën, kur afati kalimtar i verës po mbyllej, Almeria ishte e ngarkuar me punë. Ata e transferuan Arvin Appiah për 10 milionë euro nga Nottingham Foresti, në mesin e shumë lojtarëve të tjerë të cilët i blenë falë investimeve të pronarit Turki Al-Seikh.

Klubi, të entuziazmuar pas afatit kalimtar produktiv, vendosën ta sulmojnë Manchester Unitedin në Twitter, pas transferimit të Appiah.

“Na vjen keq Manchester United, Arvin Appiah është rojiblanco [ngjyrat e Almerias]”, thuhej në postimin e klubit spanjoll, përkundër që Manchester Unitedi nuk ishte interesuar fare për futbollistin.

Netflixi e bindi De Bockun të transferohet në Sunderland

Sunderland, që ka rënë nga liga dy herë në vitet e fundit, nuk janë duke kaluar nëpër një periudhë të mirë, mirëpo fama e tyre është rritur për shkak të dokumentarit “Sundeland deri në vdekje” në Netflix.

Përveç që ky dokumentar shërbeu për t’i shfaqur fytyrat e shqetësuara të lojtarëve dhe tifozëve dhe paaftësinë e pronarëve, ai shërbeu edhe për ta bindur Laurens De Bock të transferohet te klubi anglez.

“Unë e di se ky është një klub i madh që më herët ishte në Premierligë dhe unë e kam parë edhe një dokumentar në Netflix. Ai dokumentar ma dha një imazh të mirë për klubin dhe se si funksionon gjithçka këtu. Nuk do të them se di shumë për klubin, por jam këtu për të mësuar”, tha De Bock.

Skrtel nënshkruan për dy klube brenda një vere.

Karriera e Martin Skrtelit në Atalanta nuk zgjati shumë. Ish-mbrojtësi i Liverpoolit, Zenitit dhe Fenerbahces i shtoi edhe dy klubet në CV-në e tij gjatë kësaj vere, pasi që pas vetëm 24 orësh me Atalantas, ai u zu me trajnerin Gian Piero Gasperini dhe klubi vendosi ta shesë.

Ai u kthye edhe një herë në Turqi, ku nënshkroi kontratë me Basaksehirin.

Juventusi transferon kapitenin e Koresë së Veriut, i cili e ka një CV interesante

Në momentet e fundit, Juventusi e transferoi kapitenin 21-vjeçar të Koresë së Veriut, Kwang-Song Hang, i cili është koreani i parë që ka shënuar në Serie A. Ai megjithatë e nisi karrierën si futbollist në Evropë në Spanjë.

(Kosova Sot Online)