Beckhami ëndërron të bëhet trajner i Anglisë

  • 03 September 2019 - 15:12
Beckhami ëndërron të bëhet trajner i Anglisë

Ish-kapiteni i Kombëtares së Anglisë, David Beckham, ka bërë të ditur se do t’i pëlqente shumë të bëhej trajner i “Tre Luanëve” në të ardhmen, megjithatë tani është i lumtur ta lërë këtë përgjegjësi në duart e Gareth Southgate.

44-vjeçari i bëri 115 paraqitje për vendin e tij, përfshirë këtu 58 me shiritin e kapitenit të Anglisë, mes viteve 2000 dhe 2006.

Ish-ylli i Manchester Unitedit dhe Real Madridit vendosi të mos e nisë një karrierë si trajner pasi u pensionua në vitin 2013. Mirëpo, ai e pranon se do ta kishte të vështirë të refuzonte ofertë nga Kombëtarja e Anglisë.

“Mendoj se disa njerëz nga Federata e Futbollit e Anglisë më shohin si trajner potencial të Anglisë në të ardhmen vetëm për shkak të sukseseve të mia si kapiten i Kombëtares”, tha Beckham në një intervistë të dhënë për GQ.

“Nëse dikush do ta kthente kokën dhe të më thoshte: “Nëse puna si trajner i Anglisë do të të ofrohej, a do ta pranoje?’, dua të them normalisht që do të mendoja për këtë gjë sepse jam anglez i zjarrtë dhe e dua Kombëtaren tonë. Por, a do të isha i mirë në këtë gjë? Kush e di?”

Tani për tani, Beckhami është i kënaqur ta lërë ekipin kombëtar të Anglisë nën drejtimin e Gareth Southgate, me të cilin kishte luajtur për pak kohë së bashku për “Tre Luanët”.

“Është puna e ëndrrave, por Gareth është duke bërë punë të mrekullueshme për ne tani. Ai e ka kthyer energjinë dhe entuziazmin për Kombëtaren e Anglisë te tifozët, përfshirë këtu edhe veten, janë duke e shijuar futbollin”, shtoi Beckhami.

Nën drejtimin e Southgate, Anglia arriti në gjysmëfinale të Kupës së Botës për herë të parë që nga viti 1990. Anglezët pësuan disfatë me rezultat 2:1 kundër Kroacisë pas kohës shtesë në Moskë. 

(Kosova Sot Online)