Babai i Neymarit vazhdon ta thërrasë Real Madridin

  • 03 September 2019 - 15:23
Babai i Neymarit vazhdon ta thërrasë Real Madridin

Stafi menaxherial i Neymarit fillimisht e kontaktoi Real Madridin para disa muajve, në lidhje me mundësinë e transferimit të tij nga Paris Saint-Germaini.

“Los Blancos” nuk dëshironin të krijonin asnjë konflikt me klubin francez, kështu që ata as nuk iu përgjigjën telefonatave të stafit të brazilianin, as në shenjë mirësjelljeje, shkruan Marca.

Në javët në vijim, Neymari i tha PSG-së se ai dëshiron të largohet nga Franca dhe të kthehet në Spanjë. Kampionët e Ligue 1 i pranuan kërkesat e tij dhe babai i Neymarit filloi të kërkonte klub të ri për djalin e vet.

Vetë Neymari e preferonte kthimin në Barcelonë, mirëpo ai kurrë nuk e përjashtoi mundësinë e transferimit në Real Madridit. Asgjë nuk u materializua dhe, tani që afati kalimtar është mbyllur, sulmuesi është në Miami me ekipin kombëtar të Brazilit.

Por, pse nuk e transferoi Real Madridi Neymarin këtë verë?

Madrilenët patën dyshime sa i përket gjendjes fizike të futbollistit dhe vlerësuan se lëndimet e tij të shpeshta e bënin të rrezikshëm investimin e një shumë të madhe parash në të.

Në fund, Real Madridi vendosi të qëndrojë nën hije dhe të presë për një thirrje nga PSG-ja para se të bëjë ndonjë gjë. Gjiganti spanjoll ishin të interesuar vetëm ta huazojnë futbollistin për shkak të shpenzimeve të mëdha që nevojiteshin për ta transferuar atë në mënyrë permanente.

Ndërkohë, presioni nga Lionel Messi dhe pjesës tjetër të skuadrës bënë që bordi drejtues i Barcelonës t’i niste negociatat me drejtuesit e PSG-së për transferimin e Neymarit. PSG-ja e refuzoi çdo ofertë që Barcelona propozoi dhe në fund transferimi nuk ndodhi.

Megjithatë, babai i Neymarit nuk u dorëzua dhe sapo e kuptoi se negociatat me Barcelonës kishin dështuar, ai e telefonoi sërish bordin e Real Madridit. Neymari vetë nuk dëshironte të shkonte në Santiago Bernabeu dhe as “Los Blancos” nuk e donin këtë transferim. 

(Kosova Sot Online)