Florent Muslija, i gatshëm ta ndihmojë Kosovën

  • 03 September 2019 - 15:26
Florent Muslija, i gatshëm ta ndihmojë Kosovën

Florent Muslija është prurja më e re e Përfaqësueses së Kosovës. Ylli kosovar është i gatshëm për t’i ndihmuar “Dardanët” në dy ndeshjet e shtatorit, ndaj Republikës Çeke dhe Anglisë. Futbollisti ofanziv i është bashkuar ekipit Verdhekaltër në përgatitje për dy ndeshjet kualifikuese për Euro 2020.

Përfaqësuesja e Kosovës po i vazhdon përgatitjet për dy ndeshjet e shtatorit, ndaj Republikës Çeke më 7 dhe kundër Anglisë më 10 të këtij muaji, të vlefshme për kualifikimet e Euro 2020.

Dhe, Florent Muslija është njëra prej prurjeve më të reja të “Dardanëve”.

Futbollisti i talentuar e ka postuar një fotografi duke ushtruar në stadiumin “Fadil Vokrri”, ku shihet në disponim të mirë.

Image

Ai iu përgjigj ftesës së trajnerit Bernard Challandes për grumbullimin e parë, i cili të hënën pasdite.

Futbollisti i Hannoverit është i gatshëm për ta dhënë ndihmën e tij për “Dardanët” në dy ndeshjet e rëndësishme, mbi të gjitha pas mungesave të mëdha që ka Kosova, të cilës i mungojnë 5 futbollistë.

“Ekipi kombëtar i Kosovës. FM35”, ka shkruar Muslija në Instagram.

Nuk përjashtohet mundësia që sulmuesi kosovar të jetë titullar në ndeshjen e së shtunës ndaj Republikës Çeke, e cila do të fillojë në orën 15:00. 

(Kosova Sot Online)