Kante i shkon në dasmë një tifozi të Chelseat pasi s’pati mundësi të luajë për shkak të një lëndimi

  • 03 September 2019 - 15:56
Kante i shkon në dasmë një tifozi të Chelseat pasi s’pati mundësi të luajë për shkak të një lëndimi

N’Golo Kante ishte i lënduar për barazimin e Chelseat me Sheffield Unitedin fundjavën e kaluar, mirëpo ai lëndim ia mundësoi mesfushorit të marrë pjesë në dasmën e një tifozi, përkundër që fillimisht e kishte refuzuar ofertën.

Lëndimi në kyçin e këmbës ia ka pamundësuar N’Golo Kantes edhe të marrë pjesë në ndeshjet e ekipit kombëtar të Francës në shtator. Për këtë arsye, ai pati mundësi t’i ndryshojë planet.

Kante fillimisht e kishte refuzuar ftesën e Henna Khalidit dhe Raheel Malikut për dasmën e tyre, mirëpo në fund vendosi të shkojë atje.

Duke folur për The Sun, babai i nuses, Frank, zbuloi se si kishte ndodhur e gjithë situata.

“Ne u bëmë shokë kur mua më njoftoi një shok i imi me të dhe ai erdhi në restorantin tim. Familja ime dhe unë jemi shumë të afërt me N’Golon dhe ai ishte njëri ndër personat e parë që më vizitoi pasi u bëra operaciona në prill të vitit 2018”, ka thënë Frank.

“Ai qëndroi deri në fund dhe ishte shumë i mirë me të gjithë, dha autografe dhe bë fotografi me mysafirët. Atij me siguri i kërkuan miliona herë të bëjë fotografi dhe ai ishte i lumtur t’ia plotësojë dëshirën çdo personi që ishte në atë dasmë. Ishte i lumtur të jetë aty”.


“E dua shumë atë si lojtar, por edhe më shumë si lojtar i kujdesshëm, i cili i vendos të tjerët para vetes. I meriton të gjitha sukseset që i merr”.

(Kosova Sot  Online)