Eriksen: Dua të vendos për të ardhmen time si në Football Manager, por s’mundem

  • 03 September 2019 - 17:33
Eriksen: Dua të vendos për të ardhmen time si në Football Manager, por s’mundem

Christian Eriksen thotë se do të donte që e ardhmja e tij të mundë të vendosej tamam sikur në video-lojën “Football Manager”, pasi dështoi ta sigurojë largimin nga Tottenhami këtë afat kalimtar veror.

Mesfushori danez, i cili shënoi në barazimin e Tottenhamit 2:2 kundër Arsenalit të dielën, e pati pranuar gjatë verës se po e mendonte largimin nga klub, me qëllim që të provonte diçka të re.

Eriksen, për të cilin u përfol se do t’i bashkohej Real Madridit, është në vitin e fundit të kontratës aktuale me Tottenhamin dhe do të jetë i lirë të nënshkruajë parakontratë me klubet evropiane nga 1 janari.

“Sikur të mund të vendosja si në Football Manager, por fatkeqësisht nuk mundem”, tha Eriksen për gazetën daneze Ekstra Bladet.

I pyetur nëse komentet që i kishte bërë për të ardhmen ishin gabim, Eriksen tha: “Jo, nuk ishin. Por ky është futbollit, asnjëherë nuk mund ta dish se çfarë ndodh në futboll. Ndodhin shumë gjëra”.

(Kosova Sot Online)