Kosova deklasohet nga Sllovenia

  • 03 September 2019 - 19:24
Kosova deklasohet nga Sllovenia

Ekipi kombëtar i vajzave i Kosovës është mundur bindshëm 5:0 nga Sllovenia në ndeshjen e dytë të Grupit A kualifikues për Kampionatin Evropian të Grave 2021, të martën.

Vashat dardane, që po vinin nga një fitore mbresëlënëse në ndeshjen hapëse kundër Turqisë, ishin të pafuqishme përballë fuqisë sllovene duke i pësuar pesë gola.

Lara Prasnikar me dy herë, Mateja Zver dy herë dhe Spela Kolbl një herë, shënuan për fitoren e parë dhe bindëse të Sllovenisë pas dy ndeshjeve në Grupin A.

Si pasojë e kësaj humbjeje, kombëtarja e Kosovës bie në pozitën e katërt me tri pikë, aq sa ka edhe Sllovenia në pozitën e tretë.

Rusia është lidere e grupit me gjashtë pikë pas dy ndeshjeve, ndërsa Holanda renditet e dyta me tri pikë, por vetëm me një ndeshje të zhvilluar deri tani.

Grupin e mbyllin Turqia dhe Estonia pa pikë. 

(Kosova Sot Online)