Bylbyl Sokoli do të jetë trajner i ri i Prishtinës

  • 03 September 2019 - 19:47
Bylbyl Sokoli do të jetë trajner i ri i Prishtinës

Bylbyl Sokoli do të jetë trajner i ri i Prishtinës, pas largimit të Mirel Josës.

Prishtina i ndau rrugët me Josën të martën, me të cilin në krye klubi nga kryeqyteti dështoi të fitojë ndonjë trofe në dy vjetët e fundit.

Sokoli do të kthehet në postin e trajnerit të Prishtinës për një periudhë të dytë me bardhekaltrit.

Sokoli e drejtori skuadrën bardhekaltër në sezonin 2014/15, por nuk arriti më shumë se vendin e dytë në Superligë.

(Kosova Sot Online)