Lazio e publikon listën për Ligën e Evropës, e fton Berishën, por jo edhe Durmishin

  • 03 September 2019 - 21:04
Lazio e publikon listën për Ligën e Evropës, e fton Berishën, por jo edhe Durmishin

Lazio i ka ftuar Valon Berishën e Kosovës dhe Thomas Strakoshën e Shqipërisë në listën e futbollistëve me të cilët do të garojë në Ligën e Evropës, por jo edhe mbrojtësin shqiptar të Danimarkës, Riza Durimishin.

Përvec Durmishit, jashtë listës ka mbetur edhe Jordan Lukaku, vëllai i Romelu Lukakut të Interit.

Kjo nuk është befasi pasi Lazios ka tentuar t’i shesë Durimishin dhe Lukakun gjatë kësaj vere. 

Ndërkohë, blerjet e reja, Manuel Lazzarri, Denis Vavro, Jony Rodriguez dhe Bobby Adekanye, janë ftuar të gjithë.

Lista e plotë e të ftuarave: Guerrieri, Proto, Strakosha; Acerbi, Armini, Bastos, Lazzari, Lulic, Patric, Radu, Luiz Felipe, Vavro; Berisha, Cataldi, Correa, Jony, Lucas, Luis Alberto, Marusic, Milinkovic, Parolo; Adekanye, Caicedo, Immobile.

(Kosova Sot Online)