Arsenali nuk mori ofertë konkrete për Shkodran Mustafin

  • 03 September 2019 - 21:08
Arsenali nuk mori ofertë konkrete për Shkodran Mustafin

Arsenali nuk arriti të gjente një blerës për mbrojtësin shqiptar, Shkodran Mustafin.

Trajneri Unai Emery ishte i interesuar që reprezentuesin gjerman ta largoj këtë verë pasi i kishte komunikuar personalisht mbrojtësit nuk llogaritë në shërbimet e futbollistit.

Lojtari 27-vjeçar i ka mbetur edhe dy vjet kontratë të vlefshme me londinezët dhe aktualisht arkëton 100 mijë euro në javë, shkruan The Sun. 

Megjithatë, Gunners raportohet se asnjëherë nuk ka marrë një ofertë konkrete për Mustafin dhe kjo bëri që të mbetet edhe për së paku deri në janar te anglezët.

Kujtojmë se mediat e kishin lidhur me një lëvizje të bujshme të huazimit te Juventus pas dëmtimit të rëndë të gjurit të Giorgio Chiellinit, por i cili transferim nuk ndodhi.

Ndryshe, Shkodrani deri më tani ka pasur 84 paraqitje për Topçinjtë dhe ka shënuar shtatë gola në të gjitha garat.

(Kosova Sot Online)