Reali e largon nga skuadra ‘dështimin’ më të madh në vitet e fundit

  • 03 September 2019 - 21:39
Reali e largon nga skuadra ‘dështimin’ më të madh në vitet e fundit

Një nga lojtarët e transferuar me shumë bujë te Real Madrid viteve të fundit, Lucas Silva, është larguar si agjent i lirë.

Silva në vitin 2013 u transferua te Real Madrid për 13 milionë euro nga Cruzeiro, si një lojtar premtues për mesfushën.

Gjatë gjithë kësaj kohe, Silva ka zhvilluar vetëm nëntë ndeshje për Real Madridin, dhe kishte kontratë me skuadrën deri në vitin 2020. 

‘Los Blancos’ u angazhuan shumë për të gjetur blerës për Silvan, por ishte e pamundur, dhe pas kësaj u arrit marrëveshje për ndërprerjen e bashkëpunimit.

E ardhmja e Silvas mund të jetë në Meksikë, Argjentinë dhe Katar.

(Kosova Sot Online)