Bastiset shtëpia e ish-yllit të Gjermanisë dhe Realit, dyshohet për pornografi me fëmijë

  • 03 September 2019 - 23:37
Bastiset shtëpia e ish-yllit të Gjermanisë dhe Realit, dyshohet për pornografi me fëmijë

Policia gjermane e ka bastisur shtëpinë e ish-përfaqësuesit të ekipit kombëtar gjerman, Christoph Metzelder, i cili dyshohet për trafikimin dhe posedimin e pornografisë me fëmijë.

Zyrtarët policorë i kishin kërkuar 38-vjeçarit t’i shoqërojë ata në shtëpinë e vet nga shkolla e futbollit Hennef në Hamburg, ku ndodhej ai për të kompletuar një kurs për trajner.

Sipas gazetës gjermane Bild, policia e ka nisur hetimin ndaj ish-yllit të Real Madridit pas ankesës nga një grua, e cila thuhet të ketë pasur një lidhje me Metzelder.

Ajo i ka ofruar policisë fotografi dhe video të ndryshme me përmbajtje pornografike.  

Metzelder luajti për Real Madridin nga viti 2007 deri më 2010, si dhe pati 47 paraqitje për Gjermaninë. 


(Kosova Sot Online)