FIFA ia cakton çmimin Neymarit, nëse…

  • 03 September 2019 - 23:59
FIFA ia cakton çmimin Neymarit, nëse…

Afati kalimtar i kësaj vere u mbyll dhe Neymar qëndroi te Paris Saint-Germaini kundër vullnetit të tij, por me idenë për të tentuar kthimin e tij në Camp Nou në verën e vitit 2020.

Braziliani do të vazhdojë që të ketë një kontratë pa klauzolë të zgjidhjes së saj, por sipas Rregullores për Statutin dhe Transferimin e Futbollistëve, do të jetë FIFA ajo që do të vendosë një çmim për lirinë e futbollistit

Verën e ardhshme, Neymar do të përmbushë atë që FIFA e përkufizon si periudha e mbrojtjes që janë 3 sezone të plota, apo 3 vjet, në varësi të asaj se cila do të plotësohet më  shpejt. Kur të kalojë kjo periudhë, nëse futbollisti ka ende të njëjtën kontratë që nënshkroi në momentin kur u ble nga një klub pa e rinovuar atë, FIFA i njeh të drejtën për të braktisur atë duke paguar një dëmshpërblim

Ky dëmshpërblim përllogaritet nëpërmjet një formule të vetë FIFA që mban parasysh koston e futbollistit në momentin e transferimit dhe amortizimin e blerjes pa harruar këtu edhe faktorë të tjerë. Agjentët e Neymar janë këshilluar tashmë me FIFA dhe e dinë që Neymar vitin tjetër mund të largohet nga Paris Saint Germaini për vlerën e 170 milionë eurove.

Kur të vijë ky moment dhe nëse neymar bën kërkesën e tij për t’u transferuar, do të jetë FIFA ajo që do te vendosë çmimin e kartonit të brazilianit në 2020 që do të jetë pikërisht ai prej 170 milionë.

(Kosova Sot Online)