Carvajal: Kisha dyshime për ardhjen e Neymarit në Real Madrid

  • 04 September 2019 - 08:27
Carvajal: Kisha dyshime për ardhjen e Neymarit në Real Madrid

Dani Carvajal ka bërë të ditur se kishte pasur dyshime sa i përket transferimit të Neymarit në Real Madridit gjatë afatit kalimtar të verës dhe ai e nxiti klubin e tij të mos shqetësohet për sulmuesin brazilian apo Paul Pogban.

Neymari e kishte kërkuar largimin nga Paris Saint-Germaini pas përfundimit të sezonit të kaluar dhe për të ishte interesuar edhe Real Madridi, përkundër që Barcelona konsiderohej favorite për t’i siguruar shërbimet e tij.

Ndërkohë, Pogba gjithashtu ka qenë njëri ndër lojtarët më të kërkuar nga Real Madridi këtë verë, pasi që edhe vetë francezi kishte thënë se është në kërkim të një sfidë të re pas tre vjetëve në Angli.

Megjithatë, afati kalimtar u mbyll pa ardhjen e këtyre dy futbollistëve në Real Madrid. Carvajal e pranon se ardhja e dyshes ishte diskutuar në skuadrën e “Los Blancos”, megjithatë mbrojtësi anësor gjithmonë i kishte pasur dyshimet e veta.

“Ju e patë që një ditë ai shkonte në Barcelonë, një ditë vinte te ne e një ditë tjetër qëndronte në Paris”, ka thënë Carvajal për El Partizado de COPE.

“Ne i pyetëm brazilianët [e skuadrës së Real Madridit] dhe ata na thanë se ai nuk e dinte. Unë i kisha dyshimet e mia. Ai është njëri ndër tre apo pesë lojtarët më të mirë në botë. Një lojtar i tillë është i mirëpritur në të gjitha klubet”.

“Pogba tingëllonte mirë gjithashtu. Datat e afatit kalimtar të verës ishin të ndryshme në vende të ndryshme dhe në fund ai nuk erdhi. Ne jemi këta që jemi dhe nuk duhet të mendojnë për ata që s’janë me ne”.

Megjithatë, Real Madridi nuk qëndroi pa bërë asgjë gjatë afatit kalimtar të verës, që u mbyll të hënën, pasi që madrilenët i siguruan transferimet e Eden Hazardit, Luka Jovicit, Eder Militaos, Ferland Mendys dhe Rodrygo Goes. 

(Kosova Sot Online)