Interi, në garë për Eriksenin

  • 04 September 2019 - 12:37
Interi, në garë për Eriksenin

Gjiganti italian do të mundohet ta transferojë mesfushorin danez në afatin kalimtar të dimrit, ndërsa në garë për futbollistin e Eriksenit është edhe Manchester United

Christian Eriksen pritej të largohej nga Tottenhami gjatë verës.

Mirëpo, ëndrra e tij për t’u realizuar në La Liga nuk u realizua pasi Real Madridi dhe Barcelona nuk u treguan të interesuar mjaftueshëm për të.

Prandaj, mesfushori danez në fund qëndroi në Londër, ku do ta kalojë edhe një sezon.

Mirëpo, vetëm pak ditë pasi u mbyll afati kalimtar i verës, mediat e huaja kanë nisur të shkruajnë prapë për Eriksenin.

Sipas “The Express”, Interi është vënë në aksion për Eriksenin.

Gjiganti italian do të tentojë ta transferojë futbollistin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ndërkohë, interesim për mesfushorin kreativ ka shprehur edhe Manchester United, i cili do të tentojë edhe në dimër.

Mirëpo, Spurs do të mundohen ta bindin lojtarin ta vazhdojë kontratën para se ajo t’i skadojë verën e ardhshme. 

(Kosova Sot Online)