Babai i Neymarit tentoi ta transferonte të birit në Madrid

  • 04 September 2019 - 12:39
Babai i Neymarit tentoi ta transferonte të birit në Madrid

Babai i yllit brazilian u mundua deri në fund që Neymarin ta transferojë në Real Madrid pasi dështoi rikthimi i tij në Camp Nou.

Neymari ishte futbollisti më i përfolur në afatin kalimtar të verës.

Sulmuesi brazilian pritej të rikthehej në Barcelonë, por gjithçka dështoi dhe ai mbeti në fund në Paris Saint-Germain.

Sidoqoftë, pasi dështoi rikthimi i tij në Camp Nou, babai i futbollistit e kishte kontaktuar menjëherë Real Madridin për ta transferuar sulmuesin në “Santiago Bernabeu”.

Megjithatë, dëshirë e Neymarit nuk ishte Madridi, por Barcelona.

Kjo e fundit bëri disa oferta, duke ofruar edhe futbollistë dhe para, por parisienët nuk u bindën nga asnjëra prej tyre. 

(Kosova Sot Online)