Neymari beson se mund të kalojë në Barcelonë për 170 milionë euro

  • 04 September 2019 - 13:39
Neymari beson se mund të kalojë në Barcelonë për 170 milionë euro

Avokatët e brazilianit Neymar besojnë se futbollisti e ka të drejtën për ta ndërprerë në mënyrë të njëanshme kontratën me Paris Saint-Germainin, në mënyrë që të kthehet te ish-klubi i tij, Barcelona.

Kthimi i mundshëm i Neymarit në Barcelonë ishte në qendër të vëmendjes së mediave këtë verë dhe, edhe pse transferimi i tij në fund nuk ndodhi, për të po vazhdon të flitet në Spanjë.

Pas negociatave të vazhdueshme për dy muaj, të cilat në fund dështuan, mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit, tani po flitet për mënyrat se si braziliani mund të kthehet në Katalonjë verën e ardhshme.

Mundo Deportivo sot raporton se Neymari do të ketë mundësi ta lërë PSG-në për Barcelonën për 170 milionë euro qershorin e ardhshëm. Kjo shumë nuk është klauzola për shkëputjen e kontratës (që nuk ekziston në kontratën e Neymarit me PSG-në), por është e mundur sipas rregullave të FIFA-s.

Artikulli 17 në ligjet e FIFA-s për transferime, që nga viti 2001, i lejon lojtarët ta ndërprenë kontratën me një klub në mënyrë të njëanshme nëse e paguajnë çmimin që e përcakton vetë FIFA.

Avokatët e Neymarit e kanë bërë analizën e kontratës me klubin francez dhe shifra të cilët Neymari do të duhet ta paguajë e kap shumën prej 170 milionë eurove.

Për ta aplikuar Artikullin 17, Neymari duhet t’i plotësojë këto kërkesa. Së pari, futbollisti duhet ta ketë nënshkruar kontratën të paktën tre vjet më parë dhe të mos ketë rinovuar me klubin që nga atëherë. 

(Kosova Sot Online)