Berisha: S’ka ndjenjë më të mirë sesa ta përfaqësosh vendin tënd

  • 04 September 2019 - 13:47
Berisha: S’ka ndjenjë më të mirë sesa ta përfaqësosh vendin tënd

Mesfushori i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, është shprehur i lumtur që i ka dhënë periudhës me lëndime dhe është kthyer në ekipin kombëtar, duke shtuar se nuk ka asnjë ndjenjë më të mirë sesa ta përfaqësosh Kosovën.

Valon Berisha do të rikthehet Përfaqësuesen e Kosovës për herë të parë që nga nëntori i vitit të kaluar. Shkaku i lëndimeve, mesfushori kosovar ka munguar në ndeshjet e deritashme në kualifikimet e Euro 2020.

Futbollisti kosovar i dha fund periudhës së errët të lëndimeve dhe tash është gati për ndeshjet me Republikën Çeke dhe Anglinë, në kuadër të fazës kualifikuese të Euro 2020, të cilat do të zhvillohet më 7 dhe 10 shtator.

Mesfushori i Lazios ende nuk është në 100 për qind të formës së tij, por ai është i lumtur që është kthyer në Kombëtare dhe thotë se nuk ka ndjenjë më të mirë sesa ta përfaqësosh vend tënd.

“Forza Kosova, happy to be back after long time away from National [përkthimi në shqip: Forca Kosova, jam i lumtur që jam kthyer në Kombëtare pas një kohe të gjatë. Ska ndjenje ma t emir se me represent vendin ton”, shkroi Berisha në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Valon Berisha (@valon.berisha14_official) on

(Kosova sot Online)