Vëllai i Pogbas: Ai e di se nuk mund të largohet

  • 04 September 2019 - 14:12
Vëllai i Pogbas: Ai e di se nuk mund të largohet

Pas shumë muajve spekulimesh, Manchester Unitedi nuk u dorëzua dhe i sigurua që ta mbajnë mesfushorin francez, Paul Pogban, në skuadër të paktën deri në fund të sezonit 2019/20.

Mesfushori francez ishte njëri ndër lojtarët që Ole Gunnar Solskjaer dëshironte ta mbante në skuadër si bosht për rindërtimin e 11-shes së parë. Edhe drejtori i klubit, Ed Woodward, ia bëri të qartë Real Madridit se ofertat nën 200 milionë euro as nuk do të shqyrtohen.

Transferimi i Pogbas në Real Madrid apo në ndonjë klub tjetër nuk ndodhi këtë afat kalimtar, që u mbyll të hënën, dhe francezi ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet e zhvilluara deri më tani këtë sezon, duke i regjistruar dy asiste në katër ndeshje të zhvilluara.

Ndërkohë, vëllai i Pogbas, Matthias, u transferua në klubin Mancehngo në Spanjë dhe u ka dhënë mjaft shumë material mediave lokale për të raportuar lajme ekskluzive për yllin e “Djajve të kuq”.

TË mërkurën, 29-vjeçari e zhvilloi një intervistë për El Chiringuiton, kur ai i dha përditësimet e fundit.

“Pauli e di se ai nuk mund të largohet nga Manchester Unitedi, kështu që do të jetë i përqendruar këtë sezon. Nuk është e lehtë për momentin sepse ai ka shumë përgjegjësi në skuadër. Shumë lojtarë të mëdhenj janë larguar”, u shpreh Matthias.

“I vetmi lojtar tjetër i mrekullueshëm është De Gea, portieri, që do të thotë se vëllai im do të duhet të punojë shumë në çdo ndeshje”.

(Kosova Sot Online )