Karateistët kosovarë kërkojnë pikë olimpikë në Premier Ligën “Tokio 2019”

  • 04 September 2019 - 14:58
Karateistët kosovarë kërkojnë pikë olimpikë në Premier Ligën “Tokio 2019”

Kombëtarja e Kosovës në karate ka udhëtuar sot drejt Tokios së Japonisë, ku prej 6-8 shtator 2019 do të mbahet Karate 1 Premier Liga, garë kjo e rëndësishme për pikë Olimpike “Tokyo 2020”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në këtë kompeticion prestigjioz, vendin tonë do ta përfaqësojnë garuesit: Herolind Q. Nishevci (+84 kg), Alvin F Karaqi (-84 kg), Elhami Shabani (-75 kg) dhe Fortesa Q. Orana (+68 kg), si dhe përzgjedhësi, Ylber Syla.

Të gjithë karateistët janë duke e ndjekur normën Olimpike dhe një sukses eventual në Japoni do t’i afronte ata me pjesëmarrje në “Tokio 2020”.

(Kosova Sot Online)