Mediat zvicerane: Shaqiri e la Kombëtaren i palumtur që Xhaka u emërua kapiten

  • 04 September 2019 - 17:45
Mediat zvicerane: Shaqiri e la Kombëtaren i palumtur që Xhaka u emërua kapiten

Mediat zvicerane kanë sugjeruar se vendimi i Xherdan Shaqirit për ta refuzuar Kombëtaren e Zvicrës për ndeshjet kualifikuese për Euro 2020 kundër Irlandës dhe Gjibraltarit nuk ka të bëjë me arsyetimin e tij se dëshiron të fokusohet në klubin e tij Liverpool, por është burim i pakënaqësinë së tij me vendimin e trajnerit Vladimir Petkovic për ta emëruar Granit Xhakën kapiten dhe jo atë.

Petkovic nuk e ka ftuar fare kapitenin Stephan Lichtsteiner, i cili s’po mendon të heqë dorë nga Kombëtarja përkundër moshës dhe rënies së formës, dhe në mungesë të tij e ka emëruar kapiten mesfushorin e Arsenalit, shqiptarin Granit Xhaka.

Shairi tronditi ditë më parë kur e njoftoi Federatën e Futbollit të Zvicrës së nuk do të jetë në dispozicion të ekipit kombëtar helvetik për dy ndeshjet e shtatorit, me arsyetimin se dëshiron të përqendrohet në klubin e tij Liverpool.

Në Zvicër, vendimi i yllit të lindur në Kosovë nuk është kapërdirë mirë. Trajneri serb i Zvicrës, Vladimir Petkovic, e pranoi se nuk ka marrëdhënie të mira me kosovarin. I pyetur për marrëdhëniet e tij me 27-vjeçarin, Petkovic tha: “E mirë, por mund të jetë shumë më e mirë. Nuk dua të jem pesimist apo negativ tani. Duhet ta pranojmë vendimin e Shaqirit. Nuk ka kuptim ta kemi në skuadër nëse ai thotë që nuk është 100% i gatshëm”.

Sipas mediave zvicerane, Shaqiri dëshiron të emërohet kapiten i ekipit kombëtar, por trajneri Petkovic ka refuzuar t’i përkulet kërkesës së tij.  

Kolumnisti i gazetës së madhe zvicerane dhe ish-përfaqësuesi helvetik, Kubilay Turkylimaz, e ka quajtur qesharak vendimin e Shaqirit.

“Shaqiri thotë se dëshiron të përqendrohet në klubin e tij, kjo është shaka e keqe. Mund ta thuash këtë nëse ke mundësi të luash, por tani? Çdo ndeshje që ai e luan me Zvicrën i ndihmon ta luajë për Liverpoolin”, shkroi ai.

“Ajo që po ndodh me Shaqirin dhe shiritin e kapitenit është fëmijërore. Çdo futbollist që luan në ekipin kombëtar duhet të ndihet si kapiten sepse po lejohet ta përfaqësojë vendin”, shtoi ai.

Blick, në një shkrim tjetër, shkruan se arsyetimi i Shaqirit për t’u përqendruar në stërvitje është i kotë, duke qenë se trajneri Jurgen Klopp iu ka dhënë leje lojtarëve të mbetur në klub të pushojë gjatë ndeshjeve të Kombëtareve.

17 futbollistë të Liverpoolin janë të angazhuar me ekipet e tyre kombëtare përkatëse. Adam Lallana është parë duke stërvitur i vetëm me trajnerin e tij privat, San Diego. Sipas Blick, këto ditë askush nuk shihet në qendrat stërvitore të Liverpoolit.

Shaqiri i ka bërë 82 paraqitje për Zvicrën deri tani, duke i shënuar 22 gola. Ai, megjithatë, po vuan për minuta në Liverpool në këtë fillim sezon, pasi Klopp është duke e mbajtur në bankën e rezervistëve vazhdimisht.

(Kosova Sot Online)