Portieri i Juventusit, Szczesny: Jam portieri më i mirë në botë dhe në histori

  • 04 September 2019 - 19:23
Portieri i Juventusit, Szczesny: Jam portieri më i mirë në botë dhe në histori

Portieri i Juventusit, Wojciech Szczesny, e ka thënë me shaka se ai është portieri më i mirë në histori të futbollit, pasi portieri legjendar Gianluigi Buffon u bë zëvendësuesi i tij këtë sezon.

Sezonin e kaluar, portieri polak u bë zgjedhja e parë në Juve, pasi veterani italian Buffon u largua dhe iu bashkua Paris Saint-Germainit.

Szczesny ishte titullar në 28 nga 38 ndeshjet e Juventusit në Serie A gjatë sezonit 2018/19, duke i ndihmuar klubit ta fitojë titullin e tetë radhazi në kampionatin italian.

Pas një sezoni në Paris, Buffon është kthyer te klubi ku bëri emër, edhe tani si 40-vjeçari ai është zëvendësues i polakut.

“Së fundmi thashë se kur isha portier rezervë në Romë, isha zgjedhja e dytë pas portierit më të mirë në botë, Alissonit, i cili është në Liverpool tani. Tani, në Juve, zëvendësuesi im është njëri prej portierëve më të mirë në histori. Si përfundim, mbase unë jam portieri më i mirë në botë dhe në histori”, tha Szczesny.

“Tani seriozisht, të mësosh edhe një vjet tjetër nga Gigi është përvojë shumë e vlefshme dhe jam i lumtur që ai është kthyer”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)