Bale s’i shpëton ndëshkimit, pezullohet dhe gjobitet nga federata spanjolle

  • 04 September 2019 - 21:53
Bale s’i shpëton ndëshkimit, pezullohet dhe gjobitet nga federata spanjolle

Gareth Bale nuk ka mundur t’i ikë ndëshkimit për kartonin e kuq në barazimin 2:2 të Real Madridit kundër Villarrealit fundjavën e kaluar dhe si pasojë është pezulluar me një ndeshje dhe është gjobitur.

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, nuk do të mundë të llogarisë në Gareth Bale për ndeshjen e ardhshme kundër Levantes, të shtunën më 14 shtator.

Madridi gjithsesi pati pak shpresa se Bale do të mundë ta shmangte pezullimin pas kartonit të kuq në ndeshjen kundër Villarrealit të dielën.

Bale shënoi dy gola për t’ia siguruar një pikë skuadrës së tij, por e ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në fund të barazimit 2:2 të dielën.

Madridi u ankua ndaj kartonit të dytë të verdhë, por paneli disiplinor i Federatës së Futbollit të Spanjës e hodhi poshtë ankesën e klubit dhe mori vendim për ta pezulluar uellsianin me një ndeshje.

Përveç pezullimit, Bale është gjobitur me 600 euro, ndërsa klubi i tij me 350 euro. 

(Kosova Sot Online)