Vdes duke luajtur futboll djali 30 vjeç i legjendës së Brazilit dhe Milanit

  • 05 September 2019 - 09:44
Vdes duke luajtur futboll djali 30 vjeç i legjendës së Brazilit dhe Milanit

Danilo, djali i legjendës së Brazilit Cafu, ka vdekur të mërkurën mbrëma si pasojë e një sulmi në zemër derisa po luante futboll në ditëlindjen e motrës, sipas ESPN.

Danilo, 30-vjeçar, ka vdekur nga sulmi në zemër në qytetin jugor Barueri të Sao Paulos.

Ai kishte pësuar sulm në zemër duke luajtur futboll dhe ishte dërguar me urgjencë në spital, ku ishte goditur nga një sulm tjetër kardiak, që ka rezultat fatal për të.

Danilo nuk ka mundur t’i mbijetojë sulmit të dytë në zemër dhe si pasojë ka vdekur në spital.

Sipas ESPN-së, Danilo po luante një ndeshje futbolli për ditëlindjen e motrës.

 

Babai i tij, Cafu, është një legjendë e vërtetë në Brazil. Për një kohë të gjatë, ai është vlerësuar si mbrojtësi më i mirë i djathtë në planet. Cafu ka luajtur për Romën dhe Milanin dhe ka marrë pjesë në katër Kupa të Botës, duke triumfuar dy herë, më 1994 dhe 2002.

(Kosova Sot Online )