Legjenda e Man United: S’më bën a është papa apo Fergusoni, s’ia fal kurrë

  • 05 September 2019 - 09:57
Legjenda e Man United: S’më bën a është papa apo Fergusoni, s’ia fal kurrë

Roy Keane e ka ringjallur armiqësinë me Sir Alex Ferguson duke e mohuar se shqetësimi i vetëm dhe kryesor i Sir Alex Ferguson ka qenë Manchester Unitedi, duke këmbëngulur se ish-trajnerit skocez i ka bërë vetëm për interesat e veta.

Keane është njëri prej ish-kapitenëve më të dekoruar të Unitedit, me shtatë titujt të fituar në Premierligë dhe një në Ligën e Kampionëve në mesin e shumë trofeve të tjerë, por prishja e marrëdhënieve me Fergusonin bëri që ai të largohej nga Manchesteri më 2005.

Edhe Ferguson e ka kritikuar Keanen në autobiografinë e tij, e publikuar më 2013, me këtë të dytin që po ashtu ka qenë shpesh kritik i madh i trajnerit legjendar.

Irlandezi Keane hodhi kritikat të ashpra përsëri ndaj ish-trajnerit të “Djajve të kuq” të mërkurën mbrëma derisa po i diskutonte ditët e tij të fundit në United para 14 vjetëve.

“Nuk do ta falja Fergusonin. Propaganda në media, mënyra sesi unë papritmas i zemëroja të gjithë. E gjitha ka qenë e pakumptimtë”, tha Keane për Off The Ball.

“Nuk më bën a është Alex Ferguson apo papa, do ta mbroj veten. Njerëzit flasin për menaxhimin (Unitedit) nga Ferguson. Broçkulla. Njerëzit thoshin se ai gjithmonë është shqetësuar vetëm për Manchester Unitedin. Darren Ferguson (djali i tij) fitoi medalje. Ai ishte shumë më fat”, shtoi ai.

“Njerëzit thonë se ai më qëndroi pranë në kohë të vështira. Ama, nuk më qëndroi kur isha 34-vjeç, jo kur po vija drejt fundit të karrierës. Papritmas më tha ‘Largohu, Roy’. Njerëzit thonë se Ferguson bën çfarë është më e mira për Man United. Nuk ma ha mendja. Mendoj se ai bën çfarë është më e mira për të”, theksoi ai. 

(Kosova Sot Online )