Nadal, një hap larg finales në US Open

  • 05 September 2019 - 13:41
Nadal, një hap larg finales në US Open

Rafa Nadal, 33 vjeç dhe numri 2 në renditjen botërore, është favoriti kryesor për të triumfuan në US Open pas lamtumirave të Novak Djokovicit dhe Roger Federerit.

Serbi vuajti problemet në shpatullën e majtë, ndërsa zvicërani u eliminua nga Dimitrov pas dhimbjeve në shpinë, shembuj që tregojnë se as “tre të mëdhenjtë” nuk e kanë të garantuar suksesin.

Tenisti spanjoll kishte paralajmëruar që nuk do ta kishte aspak të lehtë ndaj argjentinasit Diego Schwartzman (27 vjeç dhe numri 21 në renditjen ATP) dhe kishte të drejtë. Nadal triumfoi 3-0 me sete (6-4, 7-5 dhe 6-2) në 2 orë e 46 minuta lojë, por ishte i detyruar që të kërkonte ndihmën e fizioterapistit.

“Kalova disa momente të vështira në fund të setit të dytë dhe në fillim të setit të tretë, por fizikisht jam mirë. I mbylla mirë dy ndeshjet e fundit. Ishte ditë e vështirë, sepse kishte shumë lagështi, por tani duhet të jem gati për gjysmëfinalen. Pikërisht në këtë raund Nadal do të përballet me italianin Matteo Berrettini, 23 vjeç, i cili befasoi me rezultatin 3-2 francezin Gael Monfils (3-6, 6-3, 6-2, 3-6 e 7-6) në thuajse 4 orë lojë.

(Kosova Sot Online)