Ylli i Liverpoolit: Klopp e di që unë nuk jam aspak i lumtur

  • 05 September 2019 - 14:02
Ylli i Liverpoolit: Klopp e di që unë nuk jam aspak i lumtur

Dejan Lovren vazhdon të jetë i palumtur që po e ngroh bankën e rezervistëve në Liverpool, por këmbëngul se ndihet i lehtësuar tani që saga e largimit ka marrë fund.

Qendërmbrojtësi i Kroacisë konfirmoi se kishte dashur të largohej nga Anfield gjatë kësaj vere, pasi trajneri Jurgen Klopp i sheh atë vetëm si zgjedhjen e katërt pas Virgil Van Dijk, Joel Matip dhe Joe Gomez.

Roma dhe Milan tentuar ta transferonin Lovrenin, por Klopp dhe Liverpool kishin këmbëngulur që 30-vjeçari, i cili i ka edhe dy vjet kontratë, të qëndronte në klub.

“Ndihem i lehtësuar që afati kalimtar është mbyllur. U lodha duke lexuar dhe duke dëgjuar çdo ditë se unë do të largohesha apo do të qëndroja në Liverpool”, tha Lovren.

“Të gjithë shkruanin ‘Lovren do të jetë këtu, Lovren do të jetë aty’, derisa unë nuk dija asgjë. Më bezdiste. Por, po e kam menduar largimin. Doja të largohesha, por nuk ndodhi. Më thanë se Liverpool ka nevojë për mua dhe pranova”, shtoi ai.

“Mua nuk më pëlqen të ulem në bankë dhe të fitoj para. Disa njerëz më këshilluan ‘pse duhet të të bëjë?. Je në klub të madh, mbylle gojën dhe merri paratë’ – por unë nuk jam i lumtur në stol”, theksoi ai.

Image

(Kosova Sot Online)